Zbardhet vjedhja me dhunë e ndodhur në vendin e quajtur “Mogila”me 19.03.2016., ndalohen 3 prej autoreve të dyshuar si dhe shpallet në kërkim autori i katërt. Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Memaliaj në vijiim të punës për zbardhjen, dokunentimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes me dhunë ndodhur me datë 19.03.2016, në Mogila, me datë 28.04.2016, rreth orës 23.30 bënë të mundur dokunentimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarje:
Si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
Erment Hasanaj, 31 vjeç, banues në Fratar, Mallakstër;
Kelmend Skënderaj, 22 vjeç, banues në Poçem, Mallakastër;
Ermal Aliaj, 24 vjeç, banues në Poçem, Mallakastër.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi J. I, 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi:
"Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, me datë 19.03.2016, në vendin e quajtur “Mogila”, në segmentin rrugor nacional Krahës - Memaliaj, kanë keqtrajtuar fizikisht e më pas i kanë vjedhur me dhunë një shumë lekësh, një telefon celular dhe një sasi të konsiderueshme stekash me cigare shtetasit M.L, banues në Fier.
Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 151 steka me cigare të llojeve të ndryshme dhe 180 qese me duhan të grirë.
Vijon puna për kapjen e autorit të katërt të shpallur në kërkim", bën me dije policia përmes një deklarate.