Hapësire reklamuese

Politikë

“E kapëm duke i dhënë vëzhguesit një qese të madhe”, Fatos Klosi i përgjigjet Berishës: Ia ka fut kot! Është hera e parë që e dëgjoj këtë histori

Shkruar nga Newsbomb
“E kapëm duke i dhënë vëzhguesit një qese të

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh nga “Foltoirja” e Sjhkodrës se në vitin 2001 një demokrat e kishte kapur ish-kreun e SHISH, Fatos Klosin, duke i dhënë një qese të madhe të zezë një vëzhguesi në zgjedhjet e vitit 2001.

“Në 2001 na ndodhi një gjë e tillë. Nuk është se e kishim klimën në favor. Një demokrat që duhet t’i jemi mirënjohës, kapi në një klub Fatos Klosin duke i dorëzuar një qese të madhe një vëzhguesi. Edhe unë i çoj fjalë, i them: Ose ti je agjent i Klosit ose i korruptuari i Klosit. Po e qepe gojën ta dish mirë të gjitha këto foto do të dalin. Arritëm që Parlamenti europian të shprehej se parlamenti i Shqipërisë nuk shpreh vullnetin shqiptar. U vunë sanksione për Fatos Nanon“, tha Berisha në Shkodër.

Por akuzave të tij i është përgjigjur Fatos Klosi, i cili në një intervistë për Abc u shpreh se Berisha ia fut kot, ndërsa shtoi se e dëgjon për herë të parë këtë histori.

“Për mua ka shpifur gjithë jetën. Ja ka fut kot, e ka bërë gjithmonë, edhe para disa muajsh, kjo është hera e parë që e dëgjoj këtë histori, çantën me lekë.

Nuk ka gjë me mua, gjithë problemi është që të gjejë argumente që PS ka blerë vota dhe përmend emrin tim që mbase besohet që SHIK-u e ka më kollaj për të ndarë lekë. Janë gënjeshtra. Ai ka dalë në komision parlamentar dhe ka gënjyer nga fillimi në fund. Kjo histori është hera e parë që e dëgjoj, është nga këto të rejat”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu