Hapësire reklamuese

Aktualitet

"E kanë lënë rrugëve", gazetari: Klodian Zoto është në Tiranë, s'ka lekë as për bukë

Shkruar nga Newsbomb
"E kanë lënë rrugëve", gazetari: Klodian Zoto

Gazetari dhe botuesi i njohur Elvi Fundo, është shprehur se një nga pronarët e kompanive të inceneratorëve, Klodian Zoto ndodhet në Tiranë. Sipas tij, "truri" i djegësave është katandisur në pikë të hallit dhe endet rrugëve të kryeqytetit.

I ftuar në emisionin "Task Force" me Sonila Meçon, gazetari tha se Klodian Zoto ndodhet në kryeqytet dhe nuk ka para as për bukë e as për të paguar avokatët që e përfaqësojnë në gjyq.

“Zoton tashmë e ka lëshuar rrugëve të Tiranës. E kanë lënë pa bukë, nuk ka lekë as të paguajë avokatët. Biles i bëj thirrje zotit Zoto të dalë të flasë. Ose të shkojmë ta investigojmë. Zoti Zoto është në Tiranë dhe ka katandisur si mos më keq, as lekë për avokatin nuk ka të paguajë se të gjitha i ka ‘rrëmbyer’ Mirel Mërtiri”, u shpreh Elvi Fundo.

Megjithatë, nëse kjo deklaratë është e vërtetë, është e papranueshme që autoritetet shtetërore të leojojnë që një person i kërkuar nga SPAK të lëviz lirshëm në rrugët e kryeqytetit.

Nga provat e siguruara nga Prokuroria e Posaçme ka rezultuar se dy shtetasit e shpallur në kërkim, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të kompanisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k.

Zoto, në bashkëpunim me Mirel Mërtiri, kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara, vlerën monetare 409,428,000 lekë. Klodian Zoto, raportohet se është paraqitur dhe ka deklaruar fatura të falsifikuara për punime të kryera nëpërmjet shoqërisë tjetër të tij “Integrated Energy Services”, si nënkontraktor i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese