Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

“E kam të pamundur t’i gjej logjikën refuzimit të vaksinës”, Helena Kadare mesazh të rinjve: Çfarë na duhet jeta pa nipërit dhe mbesat tona

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shkrimtarja Helena Kadare ka përcjellë një mesazh për të gjithë të rinjt në lidhje me vaksinimin kundër Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë mesazhin e Helenës, e cila thotë se gjithmonë për çdo çështje dhe nismë ka qenë në krahë të studnetëve, teksa thekson se këtë herë ndryshojnë gjërat.

“Tërë jetën time kam qenë në krah të mendimit të të rinjve, dhe kur ai ka qenë ekstravagant apo në kundershtim me logjikën “e pastër”. Sepse sido që të jetë ai, mendimi i rinisë, në të gjitha rastet është më i përparuari, është i lirë, i hapur, kurajoz. Për herë të parë në jetën time të gjatë, gjithmonë pro tyre, mendimi im po bie ndesh me ta.

Është vaksina kundër covidit që na ndan. Ne, të rriturit, i shpëtuam kësaj murtaje në sajë të vaksinës. Por, në një bilanc të shkurtër, çfare na duhet neve jeta pa nipërit e mbesat tona? Sepse tani vala po godet ata. E kam të pamundur t’i gjej logjikën refuzimit të vaksinës prej tyre. Është njesoj si t’i thuash Jetës jo, në favor të mosqenies! Kaq e thjeshtë”, thuhet në mesazhin e saj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img