Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

‘’E kam shok'', kush është ish-deputeti demokrat që u mbështet nga grupi kriminal

Shkruar nga Newsbomb

Zbërthimi i aplikacionit ‘’SKY ECC’’ nxorri zbuluar grupin e strukturar kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafik të kokainës nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri.

Nga përgjimet e reja në SKY ECC, në një pjesë të bisedave shihet se shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni ka zhvilluar komunikim me një person në Valencia. Gjoni i ka kërkuar këtij personi ta ndihmojë duke siguruar vota për deputetin e asaj kohe Myslim Murrizin. Personi nga Valencia ka theksuar se ia siguron 15 vota që aty ku është.

Myslim Murrizi Myslim Murrizi

Pjesë nga mesazhet:

Dedan Gjoni --Si te kam.

J… Ca bëre shok....mir je...un mir qetësi pz...

Dedan Gjoni: -Shok do me ndihmosh me vota

J …hahaha.në kdo momente nuk e di me ko je pz...kam shum dyshime per ty...

Dedan Gjoni- Me Myslym Murrizin Shok sa te kem mundesi do e ndihmoj....

J… Më pëlqen...kam simpati...

Dedan Gjoni--Eshte i vetmi që kam mik e detyrim...Me ndihmon mua......A më ke shok...

J…Nja 15. ota ti jap nga valencia online...kto që kam me dokumenta..

Dedan Gjoni: Ore në Tiranë. Hahah. Jepi urdhër babes nipit fortë... Hahaha...

J- Aty do jem per vitime...

Dedan Gjoni: Ok shok... Mirardhsh..."

Gjoni i ka kërkuar dhe Ismail Zenelit vota për Murrizin. Zeneli i thotë Gjonit që të flasë me vëllanë e tij se i siguron ai plus 200 vota.

Pjesë nga mesazhet:

Dedan Gjoni: Sot isha me deputetin...Do na ndohmosh me vota... Me sa njerez ke....Se e kemi mik te mire...

Ismail Zeneli: Qa je ti?

Dedan Gjoni: Une demokrat jam....Por i duam per partine e myslimit...E kam sh mik Murrizin

Ismail Zeneli -audiofile "shko fol me ate byrazelin atje ne bathore e ti gjajne ai nja 200 vota se a demokrat me ate byrazelin tem me ate shoferin e kamioni. 200+-Fol ti me te.. Se myslimi eshte ndare nga pd....Por e djathte eshte...Fol nje here ti me te..

Ismail Zeneli:  -Ok ok... Pa merak..."

 

Nga pergjimet rezultuan të përfshirë Erzen Breçani, drejtor i Policisë së Tiranës dhe Dedan Gjoni, shef i Krimeve në Komisariatin nr.6 të cilët u arrestuan më 20 Nëntor pranë stadiumit “Air Albania” në prag të ndeshjes së fundit të kombëtares kundër Ishujve Faroe.

Lexo këtu: Do shikonin ndeshjen, Erzen Breçani dhe shefi i Krimeve u prangosën pranë stadiumit

Breçani dhe Gjoni kanë qenë pranë stadiumit kombëtar duke pritur të shkonin për të parë ndeshjen, mirëpo biletat u mbetën në dorë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese