Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
4.6kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

“E kam prioritet të mos shkel ligje”, Meta thirrje SPAK-ut: Bëni ç’të doni! Edhe fëmijëve të mi u kam thënë që nuk do u mbroj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbrëmjen e sotme gjatë emisionit “Top Story” i ka bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë të gjitha çështjet për të cilat ai akuzohet.

Meta theksoi se një ndër prioritetet e tij është mos shkelja e ligjit, duke bërë me dije se në asnjë shtet që ka shkuar nuk i ka thyer ato.

Më tej, ish kreu i shtetit tha se edhe fëmijëve të tij u ka kërkuar që të respektojnë ligjet dhe nëse i shkelin ato, atëhere ai nuk do i dalë në krah.

“SPAk le të bëjë cfarë të dojë. Ilir Meta në asnjë shtet nuk ka shkelur asnjë ligj, e kam prioritet këtë. Edhe miqve tim ja u kam thënë këtë gjë, edhe fëmijëve të mi u kam thënë që prioritet kam tju shkolloj, ndërsa nuk ju mbroj sikur të shkelni ligjin më të thjeshtë të këtij vendi, keni për detyrë ta respektoni të jeni shembull”, tha Meta.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img