Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

“E kam mbrojtur Bashën se besoja te karakteri i tij”, Spaho: Edhe Rama mund të sanksionohet nga SHBA njëjtë si Novaliç

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, sa i perkët akuzave ndaj Lulzim Bashës për lobimin rus, u shpreh se si të gjithë deputetët edhe vetë ai e ka mbrojtur ish-kryetarin, pasi besonin te karakteri dhe integriteti i tij.

Spaho kërkoi një rihetim të kësaj çështje, teksa solli në Kuvend dhe sanksionimin e kryeministrit të Bosnje dhe Hercegovinës, Fadil Novaliç, nga SHBA pasi keqpërdori të dhënat e qytetarëve për zgjedhje.

Deputeti u shpreh se e njëjta gjë mund ti ndodhë dhe kryeministrit Edi Rama pasi në të njëjtën mënyrë ai keqpërdori të dhënat e qytetarëve me patronazhistët.

“E kemi mbrojtur nuk kemi turp ta themi. Edhe unë e kam mbrojtur. Besoja në krakterin dhe integritetin e personit. Karakteri dhe integriteti janë të personit nuk emrren borxh. Në një situatë tilë mund të ndodhet dhe Edi Rama dhe të gjithë kolegët po e mbrojnë. Sot u akuzua. Nesër mund të dënoeht Edi Rama se në të njëjtën mënyrë ka përdorur me patronazhistët. Nuk është është ky argumenti, çështja kërkon rihetim”, u shpreh Spaho.

https://newsbomb.al/keqperdori-te-dhenat-e-qytetareve-per-fushate-shba-sanksionon-kryeministrin-e-bosnjes-dhe-hercegovines/

Më shumë




spot_img








spot_img