Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“E kam ëndërr bashkimin me Kosovën”, Rusia reagon ndaj deklaratës së Ramës: E papranueshme, është e çuditshme që ky është qëllimi kryesor i liderit të një vendi

Shkruar nga Newsbomb
“E kam ëndërr bashkimin me Kosovën”, Rusia reagon

Moska e konsideron të papranueshme  deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama, për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Kjo deklaratë ka ardhur ditën e dielë nga  përfaqësuesja e diplomacisë ruse, Maria Zakharova.

“Ne e konsiderojmë deklaratën e Kryeministrit shqiptar Edi Rama për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës plotësisht të papranueshme. Promovimi i zbatimit të planit të ‘Shqipërisë së Madhe” është në kundërshtim të plotë me dispozitat e Rezolutës 1244 të Këshillt të Sigurimit të OKB-ë dhe minon stabilitetin në Ballkan.

Për Moskën, është veçanërisht e çuditshme që ky pozicion, i cili kundërshton një vendim themelot për zgjidhjen e konfliktit, shpallet një qëllim kryesor në karrierën politike të udhëheqësit të një vendi ballkanik. Pozicione të tilla nuk janë në përputhje me përpjekjet e përbashkëta të Beogradit dhe Tiranës për t krijuar një treg të vetëm”, tha ajo.

Ky reagim i Zakharovas është bërë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama disa ditë më parë në emisionin “Zonë e Lirë” ku tha se aspiron bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Për deklaratën e Ramës më herët reagoi edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili tha se krijimi i “botës serbe” është e vetmja pengesë që sipas tij mund ta ndalë krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll