Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
72 %
1.5kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
27 °
Mar
25 °
E premte, 17 Shtator, 2021

‘E kam djalë xhaxhai’, deputetja e PS tregon për lidhjen me Ardit Gjebrean: Sa herë mblidheshim në festa ai …

spot_img

Lajme të ngjashëm

Elona Gjebrea, deputetja e Partisë Socialiste, ka qenë pasditen e sotme e ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku ka treguar dhe marrëdhënien me kushërinjtë, mes tyre me djalin e xhaxhait, moderatorin Ardit Gjebrea.

Gjebrea ka thënë se sa herë mblidheshin nëpër festa familjare, Arditi dhe nëna e tij ngaqë kishin zë të bukur këndoni, ndërsa ajo edhe pse kishte dëshirë nuk këndonte sepse nuk kishte zë.

‘Me kushërinjtë kemi qenë shumë të lidhur. Ardit Gjebrean unë e kam djalë xhaxhai, jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Kur bëheshim bashkë në festa kemi patur avantazhin që Arditi dhe nëna e tij, teta Meropi ka patur një zë të jashtëzakonshëm dhe në festa familjare gjithnjë këndonin. Ishte një atmosferë shumë e bukur dhe ngrohtë. Unë kisha shumë dëshirë të këndoja, por nuk kam patur zë, stonoja. Edhe tani që jemi rritur e ruajmë miqësinë, përpiqemi të lidhemi me telefonë, rrjete sociale, por bëjmë edhe ndonjë surprizë për njëri-tjetrin. Megjithëse larg dhe me impenjime të shumta, arrijmë të ruajmë lidhjen që kemi patur dikur dhe kjo është një vlerë që duhet ruajtur. Tani nuk janë më ato familjet e mëdhaja që kanë qenë dikur, vajzat e mia kanë vetëm një djalë xhaxhai. Familjet e mëdha rrezatojnë dashuri, japin harmoni etj, etj. Por pavarësisht kësaj ne përpiqemi t’iu kultivojmë vajzave vlerat më të mira’, u shpreh Elona Gjebrea në TV Klan.

 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img