Hapësire reklamuese

Politikë

E kallëzuar nga SPAK për “Shërdorim detyre”, Gjykata e Posaçme dënon ish-kryebashkiaken e Gjirokastrës Zamira Rami

Shkruar nga Newsbomb
E kallëzuar nga SPAK për “Shërdorim detyre”, Gjykata

Ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami dënohet me 1 vit shërbim prove. Vendimi për të është dhënë sot nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, pasi ish-kryebashkiakja e LSI akuzohej për “shpërdorim detyre”.

SPAK e akuzonte ish-kryetaren e Bashkisë Gjirokastër se, në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime që kanë sjellë prishjen e dy pronave private gjatë realizimit të dy projekteve, një prej të cilave në kuadër të Rilindjes Urbane.

Zamira Rami është gjetur fajtore nga togat e zeza për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe është dënuar me 1 vit burg, por dënimi i është konvertuar në shërbim prove, të cilin do ta shlyejë për kryerjen e punëve publike.

Sipas SPAK, shkeljet janë kryer gjatë zbatimit të projektit për “Rikonstruksionin e rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit” si dhe për “Rikualifikimin e hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindasve” në Gjirokastër.

“…ka kryer veprime në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, duke prishur dy prona të ligjshme të shtetasve Dritan Sako dhe Teodorti Xhai dhe duke u shkaktuar atyre një dëm pasuror në vlerë 5 600 520 lekë,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Në vitin 2019, pronarët e banesave të prishura për shkak të zbatimit të dy projekteve denoncuan Ramin në Prokurorinë e Gjirokastrës për “shpërdorim detyre”, duke pretenduar se nuk ishin dëmshpërblyer. Më pas dosja u transferua për kompetencë në SPAK.

Zamira Rami u zgjodh në krye të bashkisë Gjirokastër në vitin 2015 si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim me 54.47 % të votave. Pas vendimit të opozitës për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 2019, Rami nuk kandidoi për një mandat të dytë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll