Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
3.1kmh
40 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
22 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

E ka vuajtur vetë në “kurriz” ankthin, Blerina Bombaj “shpërthen” ndaj atyre që i përbuzin: Le të na qeshin ata që e ndiejnë veten më të lartësuar se gjynahqaret

Lajme të ngjashëm

Situata e krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” mes dy këngëtareve Fifit dhe Semit gjatë ditëve të fundit ka krijuar mjaft debate të forta, si aty brenda por dhe jashtë saj.

Të dyja vajzat vuajnë nga ankthi dhe momentet e tyre të panikut të gjithë i kemi ndjekur nga ekrani duke u shqetësuar jo pak për to.

Mirëpo, ajo çfarë na ka rënë më së shumti në sy është fakti që kjo situatë e cila meriton një vëmendje dhe kujdes të madh nga të gjithë, nga një pjesë e banorëve është pritur me të qeshura.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar e revoltuar edhe dietologia Blerina Bombaj e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një mesazh mjaft të qartë për të gjithë.

Bombaj tregon se shumë vite me radhë ajo ka vuajtur nga ataku i panikut, dhe të gjithë ata që mendojne se çrregullimet e panikut janë turp, atëhere le të qeshin dhe me atë.

“Per ata qe qeshin me dike qe vuan nga paniku, apo qe mendojne se crregullimet e panikut jane turp apo e bejne dike te perbuzshem, ju lutem te qeshin dhe te perbuzin edhe mua, sepse edhe une kam vuajtur nga ataku i panikut per shume vite 😉 Le te na qeshin e perbuzin te gjithe ata qe e ndiejne veten me te lartesuar se ne gjynahqaret”, shkruan ajo.


Më shumë