Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“E ka lënë mantelin e presidentit”, Balla për shkarkimin e Metës: PD duhet të mbështesë këtë komision hetimor

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka komentuar këtë mbrëmje nismën e 50 deputetëve për të shkarkuar Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Balla tha se Meta në këto zgjedhje ka kryer disa shkelje para dhe gjatë fushatës elektorale dhe se thirrjet e tij për dhunë bien në kundërshtim me parimet e Kushtetutës së Shqipërisë.

Ai ftoi dhe PD që të mbështesë këtë komision hetimor, lidhur me procedurat për shkarkimin e Ilir Metës.

“Presidenti ka kryer disa shkeje para dhe gjatë fushatës. Kur flasim për këtë shtrohet pyetja a përfaqësoi Meta unitet kombëtar në këto zgjedhje? Është i vetmi institucion që lakohet me emër. Meta është një person që e ka lënë mënjanë mantelin e kreut të shtetit dhe është përfshirë në fushatë. Thirrjet e tij për dhunë janë në kundërshtim me kushtetutën. Unë jam pjesë e palës që propozon shkarkimin e Metës. Presidenti ka detyrë të përfaqësojë unitetin kombëtar, ky është edhe opinion i Venecias. PS nuk ka synim të marrë institucionin e presidentit.Nuk e meriton që Shqipëria në vitin 2021 të ketë një president me atë sjellje. Edhe PD duhet ta mbështesë këtë komision hetimor dhe pse nuk është në parlament”, tha Balla.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img