Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“E ka ditur për ‘non grata-n’ e Berishës”, Lulzim Basha sulmon Bujar Nishanin: Shpifje e ulët! E kaloi edhe limitin e mllefit personal, do që të përçajë PD-në

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka sulmuar ashpër kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishanin, pasi ky i fundit tha se kryedemokrati e ka ditur që Sali Berisha do të shpallej “non grata”, ndaj e afroi datën e zgjedhjeve.

Sipas Bashës, kjo është një shpifje e ulët të cilën e hedh poshtë me neveri, teksa shton se Nishani me këtë akuzë e ka kaluar edhe limitin e mllefit personal.

Kryedemokrati thotë se Bujar Nishani me anë të këtyre shpifjeve do që të përçajë PD-në, por ai nuk do e lejojë.

Postimi i plotë:

E kam nisur fushatën për zgjedhjet brenda partisë me bindjen se nga kjo garë duhet të dalim më të fortë dhe më të bashkuar. Kam refuzuar reagimet që nxisin përçarje edhe pse çdo ditë ndaj meje janë hedhur sulme personale dhe politike të pavërteta dhe të padrejta. Por çdo gjë e ka një limit. Ndaj sot hedh poshtë me neveri shpifjen e ulët të Bujar Nishanit. Inati e mllefi personal e ka një limit. Por sot ai limit është kaluar, sepse lidhet me një çështje që ka prekur thellë jo një individ, jo Sali Berishën por gjithë partinë tonë. Këto shpifje të ulëta i shërbejnë vetëm atyre që bëjnë gjithçka të përçajnë Partinë Demokratike. Dhe unë këtë nuk do ta lejoj.

LEXO EDHE: Deklarata “BOMBË” e Bujar Nishanit: Lulzim Basha e dinte se Berisha do të shpallej “non grata”

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img