
Drejtoresha e Qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë, Zamira Kita është infektuar me Covid.
Pas këtij lajmi aktorja ka ndarë një moment nga shtëpia e saj ku ka publikuar një buqetë me lule, me të cilën e ka surprizuar e motra e saj.
Këtë postim ajo e ka shoqëruar dhe me një dedikim ku i shpreh dashurinë motrës.
“Kur një nga njerëzit e mi më të dashur di të më gëzoje kështu! E shtrenjta motra ime të dua fort! Jam mirë”, tha ajo.
Siç vihet re në fund të postimit, Kita, shkruan se është mirë.