Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

E infektuar me COVID-19? Postimi i moderatores së njohur: Sonte nuk do të jem live, në kohë virozash…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

93e8c9261a791677e4852c433d7bd98f

Moderatorja e njohur Sonila Meço ka njoftuar se ditën e sotme nuk do të jetë në transmetim “live” në emisionin “Tempora”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo është shprehur se shkak është bërë  jë virozë stinore, ndaj ka vendosur ta bëjë pushim për të mbrojtur stafin e emisionit dhe të ftuarit.

“Me shumë dashuri nga Tempora:

Në kohë virozash, çdo kujdes për veten është kujdes edhe për tjetrin.

Ndaj sonte nuk do të jem live si çdo të martë me Tempora, duke i dhënë vetes kohë për të pushuar e kuruar një virozë stinore dhe për të mbrojtur stafin, bashkëpunëtorët e të ftuarit e mi.

Gjithsesi jemi kujdesur mos t’ju mungojë programi juaj, me një analizë tejet profesionale mbi covid-19 në Shqipëri dhe Europë, vëzhgimet në terren.

“Lavatriçja” gjigande e pastrimit të parave në ndërtim dhe faktet e shifrat konkrete në këtë prag fushate elektorale.

Humori, monologu i Ermir Jonkës e memet e Genc Sejkos…

Na ndiqni e deri të martën tjetër kujdesuni për veten, shëndetin, të dashurit tuaj”, shkruan moderatorja.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img