Hapësire reklamuese

Aktualitet

E humbur prej 4 muajsh, Policia apel qytetarëve: Nëse keni informacion na telefononi

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Tiranës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e shtetases Hyrije Cikopano, e cila prej 4 muajsh rezulton e humbur.

Blutë e kryeytetit kanë publikuar foton e kësaj shtetase duke u bërë apel qytetarëve që nëse kanë informacione për të ose për vendodhjen e saj menjëherë të telefojnë Policinë, në numrin 112.

Më datën 15.11.2013, shtetësja Hyrije Cikopano ëhtë larguar nga banesa e saj. Ajo vuan nga problemet e shëndetit mendor.

Ne foto: Hyrije Cikopano Ne foto: Hyrije Cikopano

“Më datë 15.11.2023, është larguar nga banesa e saj, shtetasja Hyrije Cikopano, me probleme të shëndetit mendor.  Strukturat policore i kanë dërguar shkresa komisariateve të DVP, spitaleve, së bashku me fotografinë e kësaj shtetaseje, por pavarësisht punës 4-mujore të kryer për lokalizimin e saj, kjo shtetase nuk është gjetur akoma.  

DVP Tiranë kërkon mbështjetjen e qytetarëve, që nëse kanë informacion për këtë shtetase ose për vendndodhjen e saj, të telefonojnë në numrin 112”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese