Hapësire reklamuese

Aktualitet

E humbi Kamzën pas 12 vitesh, Xhelal Mziu: Fitova edhe me mosprezencën time

Shkruar nga Newsbomb
Kryetari ne ikje i Kamzes, Xhelal Mziu

Kryebashkiaku demokrat në ikje i Kamzës, Xhelal Mziu, ka deklaruar se e ka mposhtur sërish Partinë Socialiste dhe përfaqësuesit e saj edhe me mosprezencën e tij në zgjedhje.

Me anë të një shkrimi dhe duke bërë bilancin e 12 viteve të qeverisjes së kamzës nga ana e tij, Mziu theksoi se ai e ks mbajtur derën e zyrës së tij hapur për këdo, nga veriu në jug.

Ndër të tjera, në shrim Mziu i jep edhe një këshillë kryeministrit Rama, të cilit i bën thirrje që mos të sjellë kandidatë të Partisë Socialiste në Kamëz të cilët nuk fitojnë as përballë vetes së tyre.

Deklarata e plotë:

‘Ja pse e mposhtëm “ Rilindjen” në Kamëz.

Pse e mposhta edhe me mosprezencën time në garë përfaqësuesin e “Rilindjes”?

Përfaqësuesit e sektit të “Rilindjes”, pasardhës të drejtpërdrejt të atyre që e lanë Shqipërinë 45 vite të izoluar nga bota dhe në varfëri ekstreme, krenohen me atë ç’ka duhet të jetë turpi i tyre.

U ndjeva i keqardhur kur pashë të emëruarin e “Rilindjes” në garën moniste për Bashkinë e Kamzës, i cili i mbytur në djersë dhe me artikulimin e tij brilant (sigurisht rënia dhe shkëlqimi i shokut Zylo) foli para mediave për një “fitore plebishitare” në garën kundër vetes së tij, ndonëse mbi 90% të votuesve të Kamzës e refuzuan me neveri këtë farsë elektorale.

Banorët e kësaj zone dinjitetin e kanë të shtrenjtë, por nga ta dinë kuptimin e fjalës dinjitet sejmanët e Sulltanit të Surrelit.

Punonjës të administratës, përfaqësues te biznesit u shantazhuan me bukën e gojës për të marrë pjesë në votimet e 30 Qershorit. Por jam krenar që shumica rezistoi dhe për të plotësuar 9% e pjesëmarrjes socialistët u detyruan të sjellnin njerëz nga te katër anët e vendit.

Rakip Suli në 2011 e mori përgjigjen nga Xhelal Mziu dhe qytetarët e Kamzës, por si Rakipi nuk e mori mesazhin në 2011 dhe u rikthye sërish për një humbje akoma më të thellë.

E mposhta “mavinë” edhe me mospjesëmarrje sepse në Kamëz nuk kam bërë vetëm fasada, por kam çuar asfaltin në çdo rrugë e rrugicë të kësaj bashkie, ndër 5 më të mëdhatë në vend.

Unë nuk kam harxhuar miliona euro për konferenca me shoqata fantazmë, por paratë i kam vënë në dispozicion të mijërave familjeve me shërbime e investime pafundësisht dhe rekord në Shqipëri me mbi 60% të buxhetit për investime publike.

Nuk kam blerë media për të kuruar imazhin siç bën Lali Fiku dhe kurrë nuk e kam përdorur policinë bashkikake për tu marrë me bukën e gojës së shitësve ambulantë.

Nuk dal në rrjete sociale duke shtruar dreka e darka për njerëzit në nevojë, pasi ne malsorët jemi rritur me mësimin se kur e jep njëra dorë nuk duhet ta dijë as tjetra. Por nuk i jam bërë as peng i oligarkëve.

Nuk paguaj miliona euro lobime apo diploma false por nuk i kam kursyer paratë e bashkisë për investime në infrastrukturë, për shkolla dhe kopshte.

Dera e kryetarit të Bashkisë së Kamzës prej 12 vitesh ka qëndruar hapur për këdo.

Drejtimi i Kamzës është përgjegjësi e madhe pasi në këtë zonë jetojnë banorë nga mbarë Shqipëria. Nga veriu, jugu e juglindja së bashku kemi krijuar një njësi vendore model të bashkëjetesës ndërkrahinore, të ngjashëm me bashkëjetesën fetare.

Në zgjedhjet që do jenë zgjedhje reale i bëj thirrje Ramës të mos sjellë kandidatë që nuk fitojnë dot as përballë vetes. Sepse në Kamëz nuk të hyjnë në punë as portalet,as brekushet as filxhani as i preferuari jot Lali Fiku dhe as barsaletat e gaztorit’, shkruan Xhelal Mziu.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.