Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

E humbi babain gjatë luftës në Kosovë, xhaxhallarët suprizojnë mbesën ditën e dasmës, i dhurojnë 58 mijë euro

spot_img

Lajme të ngjashëm

Vajza e dëshmorit Besim Tiku i cili mbeti i vrarë gjatë luftës në Kosovë, ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë.

Në këtë ditë të veçantë për të sigurisht ajo ka ndjerë mungesën e të atit, mirëpo xhaxhallarët e saj janë përpjekur që t’ja zbehin këtë mall sado pak.

Të tre xhaxhallarët e Ilirjanës janë bërë bashkë dhe i kanë dhuruar mbesës së tyre në ditën e dasmës një çek me plot 58 mijë euro.

Ilirjana e humbi babain kur ishte vetëm 3 muajshe. Besim Tiku u vra nga forcat serbe më 3 maj të vitit 1999, atëhere kur serbët ndërmorrën një ofansivë sulmi e rrethimi ndaj fshatit Shtuticë. Granatimet në drejtim të tij u bënë nga Verbovci dhe Polluzha. Sulmet ishin të ashpra e me armatim të rëndë, pas të cilave po depërtonte këmbësoria serbe.

Në luftimet e asaj dite, në altarin e lirisë, në Shtuticë u përjetësuan dëshmorët Besim Tiku, Tahir Goshani nga Verbovci e Nysret Halilaj.

Vendin e rënies së tyre, kriminelët pushtues serbë e kishin djegur duke ia vënë zjarrin malit në shenjë barbarie. Të nesërmen, më 4 Maj, trupi i Besimit e i dëshmorëve të tjerë u varrosën në vendin e rënies në Shtuticë. Pas përfundimit të luftës çlirimtare, rivarrimi i tyre u bë në Varrezat e Dëshmorëve në Polac të Skënderajt.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img