Hapësire reklamuese

Aktualitet

E humbi 1 vit më parë nga një sëmundje e keqe, Dritan Leli kujton vëllain me fjalët më prekëse: Harrove të mbaje jetë për veten tënde

Shkruar nga Newsbomb
Dritan Leli me të vëllanë

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli ka kujtuar në rrjete sociale vëllain e tij të ndjerë, të cilin e humbi 1 vit më parë nga një sëmundje e keqe

. Me anë të një shënimi emocionues Leli ka gjetur fjalët më prekëse për të na thënë të gjithëve se sa shumë i mungon Edi, e jo vetëm atij, por gjithë familjes e shoqërisë.

Ai ka publikuar një foto kur ata ishin fëmijë dhe një tjetër kur u rritën e u bënë me burra me musteqe.

"Sot kemi vetëm boshllëk, jepje jetë nga jeta jote, sa më duket sikur harrove të mbaje ca më shumë për veten tënde...",shkruan Leli në rrjete sociale.

Shënimi i plotë

E fillova rrugën e jetës 50 vite më parë, ndersa ti ishe aty. Në çdo moment të jetës të kisha pranë, si rrallë herë vëllezër të tjerë, në njohjen time.

Sot, pas një viti që nuk je më, boshllëkun tënd nuk e mbush dot asgjë.

Më mungon shumë, jo vetëm mua, por edhe shumë shokëve dhe miqve tanë, të cilët çdo ditë më flasin për ty, më tregojnë historitë dhe peripecitë që të karakterizonin ty.

Falje pa fund shume dashuri... sot kemi vetëm boshllëk.

Jepje jetë nga jeta jote, sa më duket sikur harrove të mbaje ca më shumë për veten tënde...

I paharruari Ed!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll