Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
E martë, 4 Tetor, 2022

E hëna “e bardhë” e vettingut, konfirmohen në detyrë një gjyqtar dhe një prokurore e Tiranës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të hënën që gjyqtari Albert Meça të vazhdojë punën në sistemin e drejtësisë. Vendimi i konfirmimit u shpall nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Pamela Qirko.

Gjatë seancës dëgjimore që u zhvillua më 14 korrik, Meça dha shpjegime për një hua prej 20 mijë eurosh të marrë nga daja e tij për një periudhë të shkurtër. Gjyqtari këmbënguli se kishte dokumentuar se i afërmi i tij kishte pasur burime të ligjshme.

Gjyqtarit Meça nuk iu gjetën probleme në kriterin e profesionalizmit dhe as në atë të figurës. Ai e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej gati dy dekadash si gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Po ashtu, këtë të hënë më 18 korrik, është konfirmuar në detyrë nga vettingu dhe prokurorja e Tiranës Elsa Kareçi. Ajo e priti me emocione dhe lot vendimin e konfirmimit të saj në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi u shpall nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Suela Zhegu.

Procesi i vetingut për prokuroren Kareçi u fokusua kryesisht te pasuritë dhe transaksionet e biznesit të ish-bashkëjetuesit të saj, për të cilën KPK tha se kishte balancë negative në vlerën e 12 milionë lekëve, shkruan BIRN.

Kareçi u mbrojt me argumentin se ajo nuk kishte lidhje me pasuritë e ish-bashkëjetuesit dhe se komunikimi i keq me të pas ndarjes e kishte penguar që të gjente informacion. Prokurorja shtoi gjithashtu se pas ndarjes, ajo kishte marrë vetëm makinën nga ish-bashkëjetuesi. Ajo tha se jetonte me qira dhe se kujdesej vetë për fëmijët.

Kareçit nuk iu gjetën probleme të figurës dhe në kriterin e profesionalizmit asaj iu kërkuan shpjegime vetëm sa i përket një hetimi. Elsa Kareçi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe u emërua si prokurore në Prokurorinë e Kavajës. Ajo e ushtron funksionin në Prokurorinë e Tiranës prej vitit 2007.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img