Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

E grabiti në mes të rrugës, shqiptari i bën zbor grekut, e ndjek “këmba këmbës” dhe rimerr eurot e vjedhura 

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 54-vjeçar shqiptar është kthyer në personazh në shtetin fqinj, pasi arriti të dërgojë në duart e policisë një grabitës grek.

54-vjeçari është grabitur nga një 23-vjeçar grek, i cili e ka pësuar keq. Autori iu afrua 54-vjeçarit duke e përplasur në tokë dhe duke mos i lënë asnjë  mundësi reagimi.

Kur hoqi dorë nga gjithë rezistenca e tij, më pas mori 120 euro dhe dokumente personale nga xhepi i pantallonave dhe iku. Por viktima nuk u dorëzua.

Ai e ka ndjekur grabitësin së bashku me një shtetas që ka kuptuar se çfarë ka ndodhur, e kanë kapur dhe e kanë mbajtur derisa kanë mbërritur policët që e kanë arrestuar.

I riu u dërgua nëkomisariat, ku ndaj tij u ngrit akuza për grabitje dhe u dërgua në prokurorinë e Plimmeliodiki Volos.

Më shumë




spot_img








spot_img