Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

E goditi me thikë për varkën e parkuar, humb jetën 43-vjeçari në Sarandë, arrestohet autori (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kledi Koka, 43-vjeçari i cili u qëllua me thikë nga Jorgo Golemi, fatkeqësisht ka ndëruar jetë pasi nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin e Sarandës, ku Jorgo Golemi qëlloi me thikë në kurriz 43-vjeçarin pas një debate për shak të parkimit të një varke.

Mësohet se Koka kishte marrë plagë të thella në mushkëri, plagë të cilat i sollën edhe vdekjen. Policia e Sarandës menjëherë ka vënë në pranga autorin. Jorgo Golemin, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftim i plotë:

Sarandë/Informacion shtesë

Goditi me mjet prerës 43-vjeçarin, i cili ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të marra, vihet në pranga autori i dyshuar.

Në vijim të informacionit paraprak, përmes të cilit njoftuam se, në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. G. goditi me mjet prerës, në kurriz, shtetasin K. K., 43 vjeç, sqarojmë se, si pasojë e plagëve të marra shtetasi K. K. ka ndërruar jetë.

Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit J. G.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thika), me të cilën dyshohet se shtetasi J. G. ka goditur shtetasin K. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img