Hapësire reklamuese

Aktualitet

E goditi me biçikletë te 9-katëshet dhe më pas e rrahu gjatë konfliktit, 58-vjeçari përfundon në spital

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një incident mes një biçiklisti dhe një kalimtari ka degraduar më pas deri në konfrontim fizik.

Shtetasi R.C., ka goditur me biçikletë një 58-vjeçar, dhe më pas është konfliktuar me të. 58-vjeçari është dërguar në spital për të marrë mjekim.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, tek 9-katëshet, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi R.C., ka goditur me biçikletë dhe më pas është konfliktuar fizikisht me shtetasin F.H., 58 vjeç. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi F.H i cili është dërguar në spital për të marrë mjekim. Shtetasi R.C., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.3 për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll