Hapësire reklamuese

Politikë

“E gjithë Shqipëria në Tiranë”, Sali Berisha nga ballkoni njofton protestën e radhës

Shkruar nga Newsbomb
“E gjithë Shqipëria në Tiranë”, Sali Berisha nga

Protestuesit nga Kuvendi marshuan drejt shtëpisë së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në “arrest shtëpie”.

Berisha nga ballkoni i banesës së tij ka mbajtur fjalën, ku u shpreh se më datë 20 shkurt do të zhvillohet një protestë kombëtare. Ai tha se 20 shkurti do jetë dita kur do të dridhen themelet e pushtetit.

“Kjo është beteja e triumfit, kjo është beteja e atyre që e duan Shqipërinë në Evropë. Të dashur miq, ka vetëm një rrugë drejt fitores, betejë pa kthim, mosbindje civile. Më 20 shkurt Shqipëria në Tiranë, në ditën anti-tirani, në ditën anti Edvin, në ditën kundër Edvinit, në ditën kundër dhunimit të votës.

20 shkurti është dita e triumfit tonë, është dita e dridhjes në themele të pushtetit të krimit, të pushtetit të drogës, të monizmit të Edi Ramës”, tha Berisha ndër të tjera.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese