Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Die
18 °
Hën
16 °
Mar
13 °
Mër
12 °
Enj
13 °
E diel, 2 Prill, 2023

E gjithë jeta e Michael Jackson në një film biografik, zbulohet protagonisti kryesor

Lajme të ngjashëm

Michael Jackson do të portretizohet nga nipi i tij Jaafar Jackson në një film biografik. Filmi i titulluar thjesht “Michael”, do të jetë roli i parë i madh filmik për 26-vjeçarin Jaafar, i cili është djali i kantautorit dhe anëtarit të Jackson 5, Jermaine Jackson, vëllait të madh të Michael.

Përmes një postimi në Twitter, Jaafar tha se ndihej i nderuar dhe i përulur për të sjellë historinë e xhaxhait të tij të ndjerë.

Ky film po realizohet me bashkëpunimin e familjes dhe pasurisë së Jackson, duke u ofruar “audiencës një portret të thellë të burrit dhe vëllait tonë që u bë Mbreti i Popit”, tha në një deklaratë një anëtar i familjes Jackson në shkurt të vitit të kaluar.

Prodhimi i filmit i cili do të drejtohet nga Antoine Fuqua, i prodhuar nga “Bohemian Rhapsody’s” Graham King dhe i shkruar nga i nominuari tre herë për Oscar John Logan, do të fillojë brenda këtij viti.

“Është kaq e mrekullueshme ta shohësh atë të mbajë trashëgiminë e Jackson-it të artistëve dhe interpretuesve”, tha nëna e Michael, Katherine Jackson.

Më shumë