Dj Sardi dhe partnerja e tij janë bërë prindër për herë të parë. Jonisa ka sjellë në jetë djalin e tyre, i cili erdhi si një bekim në jetën e çiftit. Lajmi i bukur është bërë me dije nga vetë DJ Sardi i cili ka publikuar një foto, duke mbajtur të birin në krah.
” GJITHE BOTA MU SHEMB PERPARA TEJE Zais Denzel Shehu 22.01.2022”, ka shkruar Sardi krahas fotos së parë me të birin.
Dyshja ka zgjedhur që të voglin e tyre ta pagëzojnë me emrin Zais.