Kryeministri Edi Rama është shprehur besimplotë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të arrijë të provojë pafajësinë përballë akuzave të ngritur nga prokurorët në Hagë.
Rama tha pas takimit me Thaçin se lufta e UÇK-së nuk mund të futet në korniza të reja, pasi ajo tashmë është “është e futur në kornizën e artë të heroizmit, sakrificave, gjakut të dhënë”.
Presidentin Thaçi e gjeta në “top-formë” u shpreh Rama jasht ambienteve të paraburgimit në Hagë.
“Ishte një çmallje e nevojshme. Presidentin Thaçi e gjeta në top formë, i bindur mbase dhe më shumë nga sa e kam takuar para, që kjo ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar katërcipërisht para drejtësisë pastërtinë e plotë të luftës çlirimtare, dhe pastërtimin e idealit të luftëtarëve të UÇK-së. Nuk ka shumë për të thënë, natyrisht që të gjithë ne jemi të bindur se lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet, dhe nuk mund kurrësesi të futet në korniza të tjera, sepse ajo tanimë është e futur në kornizën e artë të heroizmit, sakrificave, gjakut të dhënë, dhe të gjitha përpjekjeve që kanë vijuar më tej për Kosovën demokratike dhe sovrane”, tha Rama.