Hapësire reklamuese

Aktualitet

E gjen në 40 gradë celcius duke vuajtur. Qenushi gati për birësim, por vetëm me një kusht

Shkruar nga Newsbomb

E gjen në 40 gradë celcius duke vuajtur i vetëm dhe pasi i bën të gjitha shërbimet, e ushqen, shëron dhe e pastron qenushi është gati për birësim. Por vetëm me një kusht.

‘’Një vajzë na kërkon të gjejmë një familje dinjitoze për këtë mrekulli. Ajo e ka gjetur në 40 gradë duke vuajtur i vetëm.

E ka marrë, i ka bërë gjithë shërbimet dhe tani po pret t’i gjejë dikë special siç është ky. Veterineri i ka thënë që do jetë mesatar kur të rritet. Ah dhe që duket do bëhet i zgjuar.

Jepet vetëm në njerëz të kujdesshëm që marrin përgjegjësi për të për të paktën 15 vjet. Na kontaktoni për kontakte.’’, njofton Ars Albania.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu