Tirana
heavy intensity rain
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
76 %
3.1kmh
75 %
Hën
11 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
E hënë, 27 Mars, 2023

“E futët ÇEZ-in në varr”, Gjiknuri akuza opozitës: S’do të kishte burrë nëne që t’i mbronte shqiptarët nëse energjia do ishte nw duart e privatit

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri fajësoi opozitën dhe ish-kryeministrin Sali Berisha për gjendjen e sektorit energjetik në vend.

Sipas Gjiknurit, Berisha kur ishte në pushtet riktheu fashën duke rritur çmimin e energjisë për konsumatorët shqiptarë.

Deputeti i PS-së u shpreh se ndryshe nga PD, PS pavarësisht shitjes së shumë HEC-eve arriti të dyfishojë kapacitet prodhuese të shumë hidrocentraleve.

“Ju e shitët sektorit energjetik. Ju që mburreni për fashën e energjisë, ju e futët fashën. Ju e rritët çmimin e energjisë. Unë kam luftuar shumë që ta heq fashën. Kjo është fashë e përkohshme dhe nuk ka qëllim që të ngarkojë konsumatorin. Është e përkohshme dhe reflekton një krizë ndërkombëtare. Sot, BE po diskuton si të kontrollojë çmimin e gazit. Janë masa që shkojnë në dobi të konsumatorëve. Keni ngritur disa mite për energjinë. Qeveria e PS ka dyfishuar kapacitetet prodhuese.

E dyta, kur flisni për HEC-e private, vendosëm një dysheme mbrojtëse dhe një kapak që kur të vinte kriza  fatura mos t’i shkojë qytetarëve. Falimemtoi ÇEZ e futët në varr, sektori ka tejkaluar fuqinë e humbjes. Ju shitët Shkopetin. Ju e shitët me 1.3 mln euro/mega. Atë hidrocentralin afër Dajtit, e shitët poshtë vlerë. Po të kishim sot ato HEC-e, sot nuk do kishim nevojë për ato fasha. Po mos të ishin shitur ato HEC-e, nuk do ishin ato fasha. Ne do kishim mundësi që atë fashë të mos ta implentojmë. Nëse sektori do të ishte në duar të privatit, nuk do të kishte burrë nëne ta mbronte konsumatorit shqiptar”, tha Gjiknuri

Më shumë