Hapësire reklamuese

Aktualitet

E FUNDIT/ “Vjeshta” godet aktivitetin kriminal në TIRANË, arrestohen 6 shitësit e drogës (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Finalizohet operacioni "Vjeshta", arrestohen në flagrancë 6 shtetas me banim në Tiranë si dhe sekuestrohen 22 porcione me Heroinë.

Policia bën me dije se sot, më date 15.10.2016, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me forcën e Posaçme Operacionnale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një hetimi disa mujor, finalizuan Operacionin “Vjeshta”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur arrestimi në flagrancë, në kohë dhe vende të ndryshme i shtetasve:

1. Dardan Koçi, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepren penale, "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

2. Julian Xhaferaj, 25 vjeç, banues në Tiranë.

3. Aldo Sulejmani, 36 vjeç, banues në Tiranë.

4. Gerti Hoxha, 43 vjeç, banues në Tiranë.

5. Flamur Haxhiaj, 40 vjeç, banues në Tiranë.

6. Benard Kurtaj, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, shtetasit e lartpërmendur u kapën në flagrancë, pasi  është bërë e mundur që tiu faktohet aktiviteti kriminal i shitjes së lëndës të dyshuar narkotike të llojit "Heroinë".

Këta shtetas, e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal në zona të ndryshme të Tiranës, si Pallati ma Shigjeta, Qendër, Tirana e Re, Laprakë dhe Shkolla e Bashkuar.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- 22 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojt Heroinë.

 - 10 telefona celular.

 - 1 Motorçikletë.

Materialet proceduriale njofton policia, i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuara nga Neni 283-25 i Kodit Penal.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.