Tirana
overcast clouds
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
23 %
3.6kmh
90 %
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Kapet 17 kg heroinë në një kamion në Han të Hotit, policia e sjell në Durrës për skanim; arrestohet shoferi nga Vlora

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tjetër ngarkesë droge është kapur sot në Portin e Durrësit. Plot 17 kg heroinë janë gjetur brenda një kamioni. Mësohet se destinacioni final ishte Europa.  

Në letrat e tranzitit ky kamion duhet të kalonte bosh, por në pjesën e depozitës së karburantit u zbulua një pjesë e modifikuar ku brenda ishte fshehur 17 kg heroinë.

Mjeti është pikasur me drogë në doganën e Hanit të Hotit pasi ishte nisur drejt Malit të Zi, por pas dyshimeve kamioni është sjellë në Durrës, pasi atje ndodhet skaneri i specializuar dhe pika e peshimit.

Skaneri e zbuloi, ishin 17 pako të mbështjella me lëndë narkotike heroinë. Droga është sekuestruar ndërsa në pranga është vënë një 48-vjeçar nga Vlora.

Operacioni po vijon dhe po bëhen kontrolle në Vlorë, Shkodër dhe Durrës. Është sekuestruar telefoni i shoferit për të zbuluar më shumë informacione, ndërsa vetë shoferi ka thënë se është vetëm i punësuar. Janë vënë në lëvizje prokurorët e Durrësit dhe Shkodrës, si dhe autoritetet dogane, ato anti-drogë për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img