E ftojnë për të dhënë çmimin “Bleta e Artë”, por ministrja e Ramës nuk ngjitet në skenë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:59 29-01-2018 E ftojnë për të dhënë çmimin “Bleta e Artë”, por ministrja e Ramës nuk ngjitet në skenë

 

Mbrëmjen e sotme në një nga hotelet me luksozë të Tiranës është duke u zhvilluar ceremonia e përvitshme “Bleta e Artë”.

Por gjatë ceremonisë e cila po moderohet nga gazetarja Monika Stafa dhe aktori Gazmend Paja, pati dhe një moment disi të çuditshëm.

Ishte pikërisht çasti, kur do të jepej çmimi për biznesin më inovativ gjatë vitit 2017-të, që u fitua nga “Aplication Development Management”.

Moderatorët e mbrëmjes ftuan në skenë për të dhënë çmimin, ministren e shtetit Sonila Qato.

Por ministrja për çudi nuk u ngjit në skenë, në këto kushte moderatorët e mbrëmjes ftuan në skenë biznesmenin Behar Male për të dhënë çmimin.

Monika Stafa: Ftojmë për të dhënë çmimin e inovacionit ministren Sonila Qato. Zonja Qato ju ftojmë në skenë. Mesa duket do të na duhet ta japim vetë çmimin.

Gazmend Paja: Jo nuk do ta japim vetë, por do të ftojmë zotin Behar Male, si i zoti i shtëpisë për ta dhënë këtë çmim.

Monika Stafa: Se çka kjo mbremja sonte... nuk e di...

Gazmend Paja: Po pra po.

Behar Male: Me ndihmoni pak se nuk po e lexoj dot…

Nuk dihet se përse ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato nuk u ngjit në skenë kur iu thirr emri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Atentat në Tiranë, vritet me armë zjarri një person te Pediatria (FOTO-EMRI)
Esktradimi i Nezar Seitit, Manjani sulmon ashpër ministren Gjonaj: More janë në terezi këto apo jo... »
Article Logic
Execution time: 0.011933088302612
array(1) { ["section"]=> string(91) "e-ftojne-per-te-dhene-cmimin-bleta-e-arte-por-ministrja-e-rames-nuk-ngjitet-ne-skene-108398" }