Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

E ftoi në Izrael sapo fitoi zgjedhjet, Albin Kurti i përgjigjet kryeministrit Netanyahu, por i shmanget ambasadës në Jerusalem

Shkruar nga Newsbomb
FotoMontazh: Albin Kurti

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, njëherësh fitues i zgjedhjeve të parakohshme që u zhvilluan në Kosovë në muajin shkurt, i përgjigjet kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu.

Kreu i qeverisë izraelite e ftoi Kurtin në Izrael sapo ai fitoi zgjedhjet, për të hapur Ambasadën e Kosovës në Jerusalem.

Ndërkohë, Kurti sot i është përgjigjur homologut të tij dhe e falenderon për ftesën. Kryeministri i ardhshëm i Kosovës thotë se do ta vizitojë Izraelin “në një kohë të përshtatshme”, por nuk specifikon datë.

Madje, Kurti nuk e përmend fare as temën për hapjen e Ambasadës në Jerusalem.

“Kombi ynë ka qenë historikisht respektues ndaj komunitetit çifut. Si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, do ta kem kënaqësinë që t’i adresoj çështjet relevante të komunitetit çifut dhe trashëgimisë së tij në vendin tonë”, thuhet ndër të tjera në letrën e Kurtit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll