Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

E frikshme, nuk kanë krevat dhe oksigjen, ky shtet sapo shënoi mbi 300 mijë raste ditore me Covid

spot_img

Lajme të ngjashëm

India po përballet me shifra të frikshme të numrit të personave të infektuar nga Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit autoritetet kanë deklarauar 314.000 raste të reja të personave të prekur nga koronavirusi, numër ky më i lartë ditor i të infektuarve me koronavirus.

Ndërsa, 2.104 persona kanë humbur jetën, shifër kjo më e larta deri më tani që nga fillimi I pandemisë.

Sistemi shëndetësor i Indisë është mbingarkuar dhe autoritetet kanë frikë se situata do të përkeqësohet edhe për shkak të mungesës së pajisjeve të oksigjenit. Një numër i madh I spitaleve raportojnë mungesë të shtretërve dhe ilaçeve

Gjykata e Lartë e Delhiut urdhëroi qeverinë që të gjejnë oksigjen pasi është e papranueshme të humbin jetën njerëz për shkak të mungesës së oksigjenit.

“Nuk mund të vdesin njerëz sepse nuk ka oksigjen. Kërkoni, huazoni ose vidhni është një urgjencë kombëtare”- thanë gjykatësit.

Sipas mediave lokale disa qytete të mëdha po raportojnë numër shumë më të madh të djegies dhe varrosjeve së viktimave sesa shifrat zyrtare të COVID-19.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img