Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Konispol. Një fëmijë 4 vjeç u rrëzua nga ballkoni i shtëpisë teksa ishte duke luajtur.
Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës pasi familjarët e tij janë alarmuar, dhe është duke marrë trajtim mjekësor.
Mësohet se familja e fëmijës është me origjinë nga Berati dhe të cilët punojnë në Konispol.
Fëmija thuhet se është në gjendje të rëndë.