Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
38 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
36 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

E FORTË/ Bujar Nishani: Lulzim Basha nuk është burrë, Berisha është mërzitur me të sepse po e mban PD-në të bllokuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani, është shprehur mbrëmjen e sotme se Lulzim Basha nuk është burrë, pasi ka kërkuar që gjithmonë përgjegjësinë e dështimeve ta ndajë me Sali Berishën.

“Lulzim Basha e ka ndërtuar të gjithë karrierën e tij politike mesa kam kuptuar unë mbi hile dhe intriga të vockla. Në qoftë se Lulzim Basha do të kishte kurajo dhe do të ishte burrë dhe lider siç duhet të jetë dikush, del dhe mban një qëndrim. Lulzim Basha ka kërkuar gjithmonë që përgjegjësinë e dështimeve ta ndajë me Sali Berishën”, tha Nishani.

Nishani tha në “Spotlight” se edhe Sali Berisha është i mërzitur me Lulzim Bashën, pasi ky i fundit po e mban PD-në të bllokuar.

“Ai është i mërzitur me procesin dhe me stanjacionin ku është Partia Demokratike. Patjetër edhe me z.Basha, sepse ai është kryetari i partisë dhe ai po e mban të bllokuar, po e mban këtë lloj pengu. Ndryshe nga 2013-ta, unë nuk shoh asnjë angazhim nga z.Berisha për të ndikuar apo për të mbështetur asnjërin prej kandidatëve. Aq më tepër që mbrëmë z.Berisha ka mbajtur një qëndrim shumë të qartë duke thënë se nuk ishte dhe nuk është koha e garës për kryetarin brenda Partisë Demokratike”, u shpreh Nishani.


Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img