Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

“E fikëm vetë zjarrin”, Berat Buzhala i kthehet Safet Gjicit: FSK-ja domethënë erdhi për turizëm?!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Berat Buzhala ka ironizuar deklaratën e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici i cili u shpreh se flakët mbi tunelin e Kalimashit u vunë nën kontroll, para se të mbërrinin Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se sa herë që kërkon ndihmë dhe njerëzit ia ofrojnë atë, ai nuk harron t’i falenderojë.

Duke iu referuar deklaratës së Gjicit, Buzhala me të drejtë ngre pyetjen:

“Përse nuk i kthyet në kufi, apo FSK erdhi për turizëm?!”.

Postimi i plotë i Berat Buzhalës:

Gjate jetes time, per raste te ndryshme, kam kerku ndihme qindra here. Shpesh here me ke ndodhe qe pasiqe kam kerku ndihme, eshte lajmeru dikush me me ndihmu, edhe pse ne nderkohe une vec e kam zgjidhe problemin.

Sa here ka ndodhe keshtu, personit qe mu ka lajmeru per ndihme une i jam falenderu per ndihmen, duke i thene qe pa ndihmen e tij kurre s’kisha mujte me e tejkalu problemin. Kurre nuk e kam lane me kuptu, e aq me pak me i thane, qe kontributi i tij ishte zero sepse isha mjaft i pergatitur me u perballe vete me ceshtjen.

Kryetari i Kukesit: Ne e patem futur zjarrin nen kontroll perpara se te vinte ndihma nga Kosova.

Po pse nuk i kthejshit ne kufi pra?

Me fjale te tjera, po i bjen, FSK paska shku deri ne Kukes per turizem.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img