Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Sht
33 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

E fejuara e shqiptarit të vrarë në Itali: Vetëmbrojtje? Gjergjin e vranë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5a5eeba331ca351a61102a5fae6a37c4

E fejuara e shqiptarit të vrarë tre ditë më parë në Milano të Italisë, Mirela nuk pranon versionin e italianit 65 vjeçar se e vrau Gjergj Gjonin për vetëmbrojtje.

E pikëlluar, vajza shprehet se 22 vjeçari shqiptar është vrarë dhe se ngjarja nuk ka të bëj me vetëmbrojtje. “Çfarë vetëmbrotje e ligjshme thoni? Atë e vranë. Kush ma kthen tani Gjergjin?”, ka thënë Mirela për Tgcom.

Ndonëse versioni i parë flet për një vetëmbrojtje të Francesco Sicignano, prokurorët kanë hedhur dyshime pas deklaratës së bërë nga ai se shqiptarin e vrau brenda në banesë, më pas trupin e nxori në shkallët e godinës. Sipas prokurorëve, brenda në banesë nuk janë gjetur gjurmë gjaku, çka hedh hije dyshimi të forta tek dëshmia e pensionistit italian.

Lexo edhe: Identifikohet shqiptari që u vra nga pensionisti italian në Milano, ishte me precedent penal

Më shumë

spot_img
spot_img