Hapësire reklamuese

Aktualitet

“E fejuam djalin”, Rama në Laç i premton turkut që punon në rindërtim: Nesër më ke këtu, do vi në ceremoninë e martesës (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë në Laç, ku ka inspektuar punimet blloqet e reja me 727 apartamente të reja.

Teksa ka inspektuar punimet Rama është shprehur se për Krishtlindje e Vit të Ri Laçi do të jetë një qytet që nuk do ta njohin kur të kthehen për festa, ata që jetojnë jashtë tij.

Gjatë inspektimit në terren, Rama takoi një nga punonjësit e kompanisë turke, i quajtur Servet, i cili tha se ka origjinë shqiptare, Rama i premtoi se të dielën do jetë i pranishëm në ceremoninë e martesës së djalit të tij.

Pjesë nga biseda:

Rama: Servet. Do martojmë çunin këtu me gocë nga Kurbini. Kur i keni këto, do bëni ndonjë ceremoni apo?

Punonjësi: Nesër

Rama: Po do vij unë nesër këtu për ceremoninë, merr fund kjo punë.

Punonjësi: Na nderon shumë nëse do të vije

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.