Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

E enjtur dhe me tre penjë, Bebe Rexha publikon fotot e para pas sulmit në koncert

Shkruar nga Newsbomb
E enjtur dhe me tre penjë, Bebe Rexha publikon fotot e para pas sulmit

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, gjatë koncertit të saj në Neë York, u godit me telefon në kokë nga një 27 vjeçar, i identifikuar si  Nicolas Malvagna.

Më herë nëna e Bebes bëri me dije se shqiptarja menjëherë u transportua në urgjencë ku dhe qepi plagën me tre penj.

Ndërkohë, së fundmi ka qenë vetë Bebe e cila përmes disa postimeve ka qetësuar fansat duke treguar se është në gjendje të mirë shëndetësore, ndonëse syri i saj s’thtoë të njëjtën gjë. Në foto ajo shihet me syrin e enjtur, të skuqur si dhe me qepjet.

“Jam mirë”, shkruan Bebe krah fotove.

Pas ngjarjes së ndodhur, forcat e policisë bënë të mundur arrestimin e agresorit, 27-vjeçarit Nicolas Malvagna. Ai ndodhet në paraburgim dhe akuzohet për veprën penale “sulm me dashje”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese