Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Social Bomb

“E enjtja e paradës”, Kryemadhi dhe Duma çojnë pranverën në Kuvend, ja si u veshën deputetet sot

Shkruar nga Newsbomb

Tashmë të gjithë e dini që e enjtja e Kuvendit, ndryshe është cilësuar si dhe “e enjta e paradës”. Deputetet para se të futen në ambientet e Kuvendit sigurohen që të jenë të kuruara deri në detajin më të vogël për parakalimin në rrugicën e Parlamentit.

Ndonëse pranvera ka trokitur dhe temperaturat e nxehta kanë “pushtuar” vendin, disa prej deputeteve nuk kanë lënë anash ngjyrën e zezë dhe të kaftë, ngjyra të cilat përfaqësojnë dimrin.

Prandaj dhe syrit tonë, nuk i shpëtuan ato të cilat kishin zgjedhur që me disa ngjyra të sillnin pranverën në Kuvend.

Ka qenë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ajo e cila ka rënë në sy me veshjen e saj. Nga koka te këmbët e veshur me ngjyrën rozë, Kryemadhi duket mjaft bukur.

Gjithashtu edhe deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, si çdo herë tjetër nuk mund të lihej anash për veshjen e saj. E njohur tashmë për stilin e saj, Duma këtë të enjte kishte vendosur të kombinonte ngjyrën e bardhë me atë bezhë.

Ajo kishte veshur një xhaketë të bardhë dhe një fund tëë gjatë, ku e kishte kombinuar me një palë syze, këpucët dhe çantën, një look i kuruar deri në detaj.

c

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese