Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
16 °
Sht
14 °
Die
16 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

E emëroi ish-presidenti Clinton, Cafo Boga: Më larguan nga Bordi i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan se kundërshtova për Butrintin

Lajme të ngjashëm

Cafo Boga, ish-CEO dhe CFO në disa banka e borde në SHBA, shqiptaro-amerikan, ka rrëfyer si u shkarkua nga anëtar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, pasi kundërshtoi projektin për menaxhimin e Butrintit.

Boga u emërua në bordin shqiptaro-amerikan nga presidenti Bill Clinton, por u shkarkua kur fondacioni hodhi sytë nga Butrinti, sipas tij. Në “A Show” me Adi Krastën, Largimin nga Bordi, Boga e lidh me qëndrimin e tij kundër projektit për Butrintin.

“Largimi im u bë në mënyrë të jashtëzakonshme, jo profesionale dhe të turpshme. Ata kërkuan pas mbledhjes së fondit që u mbajt në Neë York, ku ishte edhe mbledhja përfundimtare e vitit, aty bëmë shumë diskutime, unë dhashë disa propozime. Ne kur e formuam fondacionin patëm rënë dakord që të kishte dy degë paralele, një për veprimtarinë që ka bërë fondi m.q.s kishim stafin të trajnuar pse të shkonte ajo pasuri mendore kot dhe nevoja që është e madhe sot për Shqipërinë.

Përfundoi mbledhja e bordit, Granoff që është shefi i bordit na dërgoi një email falenderues për një mbledhje aq të mirë dhe unë i përgjigjem, i uroj festat dhe them arsyeja ishte se kemi patur një bisedë të hapur dhe unë i përsëris të gjitha ato pikat që diskutova në mbledhje, nuk u dëgjua gjë. Pas një muaji, një kolegu im, fatkeqësisht shqiptar më çon një kërkesë që të bisedojmë në Skype.

Dalim në Skype, ishte edhe një tjetër anëtar i bordit. Ai më thotë se kemi patur pas mbledhjes së bordit disa diskutime mes nesh, Michael dhe anëtarëve të bordit e me thotë se jemi të mendimit që të largohesh nga bordi se je bërë kontrovers. U çudita nga u bëra kontrovers, për të dhënë sugjerime, për të mirën. Më thotë kemi prurë vendimin.

I them po flet me një shqiptar që ka bërë punë të ndershme, mos e ço më gjatë se nuk ecën kjo. Ishte një ultimatum. Nëse unë e pranoj, ata do të më jepnin meritat që kam patur, do më mbyllnin duart dhe gojën. Në emailin e dytë nuk i ktheva as përgjigje. Pas 2-3 marr një email nga avokati i Fondit ku thotë se Bordi ju ka votuar jashtë”, ka thënë Cafo Boga.

Më shumë