Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

E ëma humbi jetën nga kanceri, Ana Lika nxjerr foton e saj të fundit: O e bukura ime…

Shkruar nga Newsbomb
E ëma humbi jetën nga kanceri, Ana Lika nxjerr foton e saj të
Ilda Gjoni, nëna e aktores Anna Lika, si dhe motra e madhe e Ingrid dhe Inis Gjonit ka ndërruar jetë në ditën e Krishtlindjeve pas betejës me kancerin. E bija, Anna Lika ka postuar foton e fundit që nëna e saj kishte bërë me bashkëshortin dhe vëllain e vogël, por që nuk arriti ta postonte. Edhe pse e lodhur nga sëmundja, as në këtë foto nuk mungon buzëqeshja dhe shkëlqimi i Ildës, e cila luftoi për disa muaj me sëmundjen e rëndë, betejë të cilën nuk arriti ta fitonte. “Mami im, e bukura ime! Kjo ishte foto e fundit e jotja qe ti nuk arrite ta postoje dot per Krishtlindje se zoti te donte aq shume sa ne kete dite te mori pran tij. E di qe ti do jesh gjithmon duke na par nga atje lart dhe te premtoj qe sdo na shohesh kurr me lot ne sy por vetem te buzeqeshur ashtu sic ishe dhe ti deri ne momentet e fundit. Une, Viki dhe Rodeo jemi krenar per nenen qe ke qen per ne. Nuk do kisha dashur kurr te beja kete postim per ty. Do me mungosh cdo dite e bukura ime!”, shkruan Anna në postimin e saj.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by ?????? ???? (@anna_lika)

Ilda Gjoni, u diagnostikua me kancer në gji vetëm dy muaj më parë. Sipas rrëfimit të miqve, vetë Ilda, as nuk ka dashur të pranojë sëmundjen që e kishte përfshirë. Vetëm kur dhimbjet në trup iu shtuan, ajo filloi një proces të fortë kimioterapish. Por sëmundja e pashërueshme kishte avancuar në gradën e katërt duke i prekur dhe kockën dhe më pas, të gjitha përpjekjet thuajse kanë qenë të pashpresa. Sipas rrëfimit të miqve, përveçse nuk e pranonte që ishte sëmurë, Ilda filloi të kujdesej për ushqimin dhe trajtimin e vetes, por pa lënë pas dore daljet me miqtë e shokët e duke mos e pranuar ekzistencën e sëmundjes. E jetoi jetën siç gjithmonë e kishte jetuar, mes të dashurve të vet. Në çdo moment. Derisa dhimbjet ia bënë të pamundur për tu futur në regjim intensiv kurimi. E prej këtej, Ilda nuk ia doli dot.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed