Komediania e famshme amerikane Cathy Griffin, ka shkaktuar debate të shumta pas postimit të një fotografie ku shfaqet teksa mban në dorë një kokë manekine të presidentit amerikan Donald Trump, të mbuluar nga gjaku.
Ajo e postoi foton pjesë e një seti nga fotografi Tyler Shields, i njohur për foto me përmbajtje dhune dhe mistike.
Gjatë realizimit ajo dhe fotografi bënë shaka sesi do duhet të arratisen në Meksikë pas publikimit. Veprimi i saj ka marrë kritika të shumta dhe jo vetëm nga mbështetësit e Trump.