Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
47 %
2.6kmh
20 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
E diel, 2 Tetor, 2022

“E doja më shumë se prindërit e fëmijët, e fala për 6 vite”, Arjola Demiri rrëfen tradhtinë nga ish-partneri i saj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjatë kësaj jave në shtëpinë e vëllait të madh është duke u zhvilluar një provë mjaft interesante. VIP-at tanë janë duke folur mbi tematika të ndryshme ku nuk kanë munguar as rrëfimet për jetën e tyre personale.

Konkurrentët e radhës për zhvillimin e kësaj prove ishin Arjola dhe Iliri. Të gjithë vëmendjen arriti ta merrte Arjola me rrëfimin e saj mbi tradhtinë nga ish-bashkëshorti i saj.  Arjola tregoi se e kishte faluar për 6 vite me rradhë, mirëpo  situata dhe marrëdhënia e tyre sa vinin dhe përkeqësohej.

 “Nuk mund ta besoja që personi që po më lutej mua të mos e tradhëtoja, më tradhëton vetë. Në fillim mendova se ishte mërzitur për faktin se fëmija i parë na doli vajzë dhe për këtë arsye tentova edhe dy shtatzënitë e tjera. Por ishte e kotë.  I shijonte jeta që kishte jashtë, se sa ajo brenda shtëpisë. Por, jam e bindur se nuk do të gjejë asnjëherë atë sinqeritet. E doja më shume se fëmijët, prindërit e mi, ishte qendra e universit, ishte adhurim për mua. E dorëzova veten time komplet te ai”, shtoi Arjola.

Demiri tha se ka qenë e detyruar të heqë dorë nga gjërat që ëndërronte, për t’iu përkushtuar fëmijëve, gjë për të cilën nuk është penduar aspak.

“Shikoja kolegët e mi në skenën e teatrit dhe i thosha vetes pse nuk jam edhe unë aty me ta. E shikoja veten thjesht si një amvisë që rrit fëmijët dhe kaq. Kam shijuar fëmijërinë e tyre. Kam qenë aty në vitet më të rëndësishme për ta’’, u shpreh ajo.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img