Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
57 %
1.5kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

“E dinim që kishte rroba sportive”, zbardhet dëshmia e ish-efektivit të RENEA-s, në kërkim personi i tretë që dorëzoi çantën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Remal Rada, ish-efektivi i RENEA-s u arrestua gjatë një operacioni të sotëm në Tiranë, së bashku me shokun e tij Elton Hithi.

Mësohet se ai kishte vetëm 4 ditë që ishte kthyer nga Anglia dhe në Tiranë lëvizte me një automjet luksoz me targa angleze.Rada bashkë me Elton Hithin ishin dënuar më parë nga gjykata e Tiranës për “vjedhje me dhunë”.

Mbrëmjen e djeshme policia kriminale ka vënë re në parkingun e një lokali tek rruga e Elbasanit, veprime të dyshimta të ish-efektivit të RENEA-s.

Një person i tretë i ka dhënë një çantë dhe ish efektivi Remal Rada së bashku me Elton Hithin e kanë futur brenda në makinë.

Më pas ata janë larguar në drejtim të rrugës së Elbasanit, ku janë ndaluar nga një postobllok i policisë “Shqiponja”, operacionalja dhe oficerë të komisariatit Nr.1.

Gjatë kontrollit, Policia zbuloi brenda çantës një snajper modern dhe municionin luftarak.

Remal Rada, fillimisht ka pretenduar para ish-kolegëve të tij se personi që u kishte dhënë çantën, u kishte thënë se kishte rroba sportive, duke mos dhënë më shumë detaje. Të njëjtën gjë ka thënë edhe shoku i tij, 28-vjeçari nga Laknasi Elton Hithi.

Ndërkohë Policia e kryeqytetit po kryen hetime për të zbuluar personin e tretë që ka dorëzuar çantën me armatim, tek Rada dhe Hithi.  

Më shumë




spot_img








spot_img