Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
5.7kmh
90 %
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

E diela si turiste e Yuri Kim, së bashku me ambasadorin italian dhe ministren Kumbaro vizitojnë Përmetin dhe Tepelenën, ambasadorja kthehet në Tiranë “me duart plot”

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja amerikane Yuri Kim së bashku me ambasadorin italian Fabrizio Bucci dhe ministren e Turizmit Mirela Kumbaro, kanë vizituar ditën e sotme Përmetin dhe Tepelenën.

Ambasadorja thotë se në Përmet shijoi disa nga gatimet më të mira në vend, teksa vizitoi edhe ujërat termalë. Ndërsa në Tepelenë Kim ka vizituar kalanë e Ali PAshës dhe u takua me disa nga banorët vendas, të cilët nuk e lanë duarboshë, por e dërguan në Tiranë me disa kokrra shegë.

“Shqipëria ka shumë vende unike dhe njerëz të mrekullueshëm. Këtë fundjavë, së bashku me miqtë e mi, Ambasadorin italian Fabrizio Bucci dhe ministren Mirela Kumbaro, unë vizitova Përmetin, ku shijuam disa nga gatimet më të mira në vend (sa të shijshme!) dhe vizituam ujërat termale të famshëm. U ktheva edhe në Tepelenë. Herën e fundit pashë vetëm statujën e Ali Pashës, por këtë herë hyra në kalanë e tij dhe takova disa nga banorët. (Faleminderit vëllezërve Dervishi për shegën dhe përshëndetjet e mira – herën tjetër shpresoj të pimë kafe së bashku.) Mezi pres të kthehem së shpejti dhe të krijoj më shumë miq në Përmet dhe Tepelenë”, shkruan ambasadorja Kim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img