Hapësire reklamuese

Aktualitet

E diela si turiste e Yuri Kim, së bashku me ambasadorin italian dhe ministren Kumbaro vizitojnë Përmetin dhe Tepelenën, ambasadorja kthehet në Tiranë "me duart plot"

Shkruar nga Newsbomb
E diela si turiste e Yuri Kim, së bashku me ambasadorin italian dhe

Ambasadorja amerikane Yuri Kim së bashku me ambasadorin italian Fabrizio Bucci dhe ministren e Turizmit Mirela Kumbaro, kanë vizituar ditën e sotme Përmetin dhe Tepelenën.

Ambasadorja thotë se në Përmet shijoi disa nga gatimet më të mira në vend, teksa vizitoi edhe ujërat termalë. Ndërsa në Tepelenë Kim ka vizituar kalanë e Ali PAshës dhe u takua me disa nga banorët vendas, të cilët nuk e lanë duarboshë, por e dërguan në Tiranë me disa kokrra shegë.

"Shqipëria ka shumë vende unike dhe njerëz të mrekullueshëm. Këtë fundjavë, së bashku me miqtë e mi, Ambasadorin italian Fabrizio Bucci dhe ministren Mirela Kumbaro, unë vizitova Përmetin, ku shijuam disa nga gatimet më të mira në vend (sa të shijshme!) dhe vizituam ujërat termale të famshëm. U ktheva edhe në Tepelenë. Herën e fundit pashë vetëm statujën e Ali Pashës, por këtë herë hyra në kalanë e tij dhe takova disa nga banorët. (Faleminderit vëllezërve Dervishi për shegën dhe përshëndetjet e mira - herën tjetër shpresoj të pimë kafe së bashku.) Mezi pres të kthehem së shpejti dhe të krijoj më shumë miq në Përmet dhe Tepelenë", shkruan ambasadorja Kim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese