Hapësire reklamuese

Aktualitet

E dhunuan dhe i rrëmbyen 2 mijë euro 20-vjeçarit, arrestohen tre persona

Shkruar nga Newsbomb
E dhunuan dhe i rrëmbyen 2 mijë euro 20-vjeçarit, arrestohen

Tre persona kanë dhunuar një 20-vjeçar në Belsh dhe i kanë marrë me forcë një shumë prej 2,000 eurosh.

Policia e Elbasanit bën me dije se ka vënë në pranga tre personat e dyshuar, si dhe njofton se gjatë kontrollit në banesën e një prej autorëve, ka zbuluar sasi kanabisi.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se 3 shtetas kishin kanosur dhe dhunuar një shtetas dhe i kishin marrë atij, një shumë parash, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.

Në kuadër të operacionit “Postimi”, strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  1. R., 23 vjeç, E. B.(S), 25 vjeç dhe F. Ç., 26 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar dhe kanosur me jetë shtetasin A. A., 20 vjeç, banues në Belsh dhe i kanë marrë atij shumën 2000 euro, pasi ai kishte postuar në rrjetin social instagram, automjetin e shtetasit D. R.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. R., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 74 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse-dhënëse dhe 2 automjete.

Në vijim të veprimeve janë referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: A. K., 43 vjeç, A. H., 51 vjeç, A. B., 29 vjeç, të tre banues në Elbasan, pasi kanë patur dijeni për ngjarjen dhe nuk kanë kallëzuar në Polici.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll