Rihanna është bërë nënë për herë të parë, e cila ka sjellë në jetë djalin e saj në 13 maj.
Sipas raportimit të medieve të huaja, këngëtarja e ka sjellë në jetë djalin e saj disa ditë më parë, por lajmi u konfirmua ditën e djeshme.
Por pas këtij lajmi, ka ardhur dhe një reagim i papritur nga ish-partneri i saj, Chris Brown.
Këngëtari ka publikuar një postim në Instastory ku shkruan “Urime”, shoqëruar me një zemër dhe një emoji të gruas shtatzënë, ndonëse nuk e ka etiketuar ish-partneren, por që lë të kuptohet se ia dedikonte pikërisht Rihanës.


